Jakup Krasniqi: Qytetarët t’i bashkohen Nismës
24 qershor 2018
| 14:58
Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Nismës.
Në punimet e kuvendit të dytë të Nismës Socialdemokrate, Krasniqi ka thënë se Kosovës i duhet një parti socialdemokrate.
“Nisma është parti e një fryme të re qytetare. Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm socialdemokratët”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se vetëm Nisma mund të bëjë ndryshime në arsim, shëndetësi, në mirëqenie sociale, zhvillim ekonomik, kulturë dhe sport.
/Epoka e re/