Jakup Krasniqi refuzon dekorimin nga presidenti Hashim Thaçi
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vendosur që ta refuzojë dekorimin që ka vendosur t’ua bëjë presidenti, Hashim Thaçi të gjithë deputetëve që shpallën pavarësinë e Kosovës.
Krasniqi ka dhënë arsyet se pse refuzon këtë dekorim, duke shtuar se Thaçi nuk ka kritere për dhënie të mirënjohjeve dhe dekoratave.
Ai ka theksuar se Thaçi e ka fyer atë në aferën “Pronto” dhe se shpifjet për të i ka nisur nga Konferenca e Rambujesë.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
“ARSYET PËRSE E REFUZOJ DEKORIMIN E THAÇIT
Veprimtarinë time politike nuk e kam nisur as për pozita, as për pasuri dhe as për dekorime. Kam filluar të merrem me politikë para 45 viteve, thjesht pse e kam dashur lirinë e kombit tim dhe pse Atdheut tim ia kam pasur borxh që t’ia bëj shërbimin pa hile. Kudo ku e kam përfaqësuar vendin dhe kombin tim e kam përfaqësuar pa hile dhe meritueshëm, andaj refuzoj te dekorohem nga Hashimi
2. Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dhënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata.
3. Të gjitha vendimet dhe veprimet e politike të Thaçi, që nga viti 2010 e këndej, kanë qenë rrënuese për shtetin e kombin. Marrëveshjet e tij me Serbinë nga ajo e 13 prillit 2013 e këndej kanë qenë e janë antishtetërore dhe antikushtetuese. Ai këtë politikë e vazhdon edhe sot. Prandaj e refuzoj dekoratën e tij. dhe
4. Refuzoj te dekorohem nga Hashimi, i cili personalisht me ka fyer, dhe jo vetëm në aferën “Pronto”. Fyerjet dhe shpifjet i ka filluar qe nga Konferenca e Rambujesë duke ju thënë anëtarëve tjerë të SHP të UCK-së se gjoja unë e ndonjë tjetër në atë Konferencë jemi bërë me “armiqtë e tij politikë”- LDK-në. Natyrisht, unë asnjëherë të vetme, kur ka qenë puna mes interesit partiak e atij kombëtar, kurrë nuk kam hezituar ta zgjedh ketë te dytin. Ky ishte edukimi im, familjar e kombëtar, andaj
Refuzoj te dekorohem nga ky njeri dhe ndihem i fyer te dekorohem nga Hashimi!
Me vije keq që ketë duhet ta bej në Ditën e Pavarësie dhe nga institucioni përfaqësues i shtetit – Presidenti!”