Jakup Krasniqi vjen të enjten në Kosovë
08 tetor 2024
| 21:55
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të qëndrojë në Kosovë nga data 10-12 tetor.
Kështu ka marrë vesh Klan Kosova përmes burimeve.
Burimet i kanë thënë televizionit se meqenëse Krasniqi nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e të vëllait (të dielën, 6 tetor), Gjykata ka marrë vendim që atij t’i lejohet ardhja në Kosovë këto dy ditë, “por me masa të kufizuara, të caktuara nga Gjykata”.
“Të drejtë takimi ka vetëm me familjarët e tij”, kanë thënë këto burime. /Klankosova.tv