Jakup Krasniqi tregon disa nga pikat e programit të Nismës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokratie, Jakup Krasniqi, ka treguar disa nga pikat e programit të këtij subjekti politik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vizioni i këtij subjekti është për një ekonomi, tregti, arsim, kulturë, shëndetësi e turizëm pa kufi në gjithë hapësirën tonë kombëtare.
Ai ka prezantuar edhe moton e Nismës në këto zgjedhje, e cila do të jetë “Bashkë për shtetin”
Postimi i plotë i Krasniqit:
VII- Për shtetin që kultivon dashuri njerëzore në qeverisje
➢ Politika e socialdemokrate është dashuri për fëmijët e njerëzit tanë në përgjithësi pa dallime etnike fetare dhe gjinie.
➢ Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e solidaritet.
➢ Puna do të jetë epiqendra e politikës dhe e shoqërisë në Kosovën e Drejtësisë Sociale, e dashurisë për secilin njeri, e veçanërisht për ato kategori sociale që presin më shumë dashuri e përkujdesje shtetërore!.
VIII- Për vlera kombëtare e veropiane
➢ Shqiptarët e dy shteteve të pavarura, të Shqipërisë e të Kosovës dhe aty ku janë shtetformues, duhet të punojnë pa u vonuar për krijimin e tregut të përbashkët kombëtar në të gjitha fushat e jetës.
➢ Evropa është vizioni ynë, por para kësaj, vizioni ynë duhet të jetë për Kosovën e lirë, sovrane e demokratike. Aty ku jetësohen vlerat evropiane.
➢ Vizioni ynë është për një ekonomi, tregti, arsim, kulturë, shëndetësi e turizëm pa kufi në gjithë hapësirën tonë kombëtare.
/Epoka e re/