Jakup Krasniqit ka kush t’i shkruajë: Linde për t’u bërë kurban i lirisë
Vajza e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka qenë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka rikujtuar faktin se babai i saj ndodhet që dy vjet në paraburgim në Hagë.
Ajo me anë të një postimi emocional në Facebook ka thënë se Krasniqi ia ka dhuruar Kosovës shumë vite në burgjet jugosllave e vite të tjera luftë kundër okupatorit serb.
“Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar”, ka shkruar ajo.
“Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara”, ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim!
“Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!”
I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova!
Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb?
Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar?
Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte?
Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja!
Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara.
Borxh sja kishe askujt veç tokës Dardane!
Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!.