Jakup Nura, njeriu i duhur për parlamentin e Kosovës

07 shkurt 2025 | 11:16

Gjeneral Jakup Nura, luftëtari i orëve të para, shoku dhe bashkëluftëtari i Adem Jasharit, është kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, për Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Jakup Nurës, i ka hije balli i oxhakut. Ai, jo vetëm që është trim i dëshmuar por është bir besnik i atdheut sepse deri më sot, ai ka dhënë krejt çka kishte për liri dhe nuk ka kërkuar asgjë.
Ai është vet liria e Kosovës! Se, Jakup Nurës i ka hije edhe kur tash bashkëbisedon me Komandantin Legjendar Adem Jashari, sepse ishte shok i pandarë dhe bashkëluftëtar i tij që në orët e para të rrugës për liri e çlirim nga pushtuesi sllav.
Ai është vet liria e Kosovës! Se Jakup Nurës i kanë hije rrudhat në ballë, që shpërfaqin gjithë burrërinë e besnikërinë e tij për atdhe e shqiptari.
Gjeneral Jakup Nura, është njeriu i duhur për Parlamentin e Kosovës. Ai është i vendosur, i palëkundur në qëndrimet e veta kombëtare e politike për të mirën e vendit dhe ka guxim të përballet me çfarëdo sfide, sepse personaliteti i tij është i formësuar mbi baza njerëzore dhe etike, dhe është besnik i rrugës së Adem Jasharit dhe UÇK-së. Gjeneral Jakup Nura, si deputet, do të mbështesë më së miri kategoritë e dala nga lufta, invalidët e veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, familjet e veteranëve, të ndjekurit e të persekutuarit shqiptar.
Prandaj, motra e vëllezër shqiptar, ju ftoj të votoni PDK – 131 dhe Jakup Nurën nr.11 në këtë listë!
Kosova mundet ma mire. Si asnjëherë më parë ka nevojë për rimëkëmbje, për rikthim të PDK-së dhe shtetit në binarë.
PDK – 131, Jakup Nura – 11

(Fuad Dedolli, shok dhe bashkëveprimtar i Jakup Nurës në LPK-LPRK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se…