Jalen Miller Blesa, ‘Ylli i javës’ në Superligë

30 tetor 2023 | 11:48

Futbollistit të FC Prishtina, Jalen Miller Blesa i ka takuar çmimi “Ylli i javës” për javën e 11-të në Superligë që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Muhamet Sylejmani, Ilmi Mehmeti dhe Rifat Nasufi.

Ky komision vendosi që qendërsulmuesi i FC Prishtina, Jalen Miller Blesa të shpallet më i miri i javës, pasi që qetësia që e karakterizoi gjatë tërë ndeshjes iu shpërblye me dy gola. E pikërisht golat e Blesas ia mundësuan bardhekaltërve të kryeqytetit fitoren në përballje me SC Gjilani në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2-1. Kjo ishte fitorja e tretë për FC Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

“Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka quajtur…