“Jam e rrezikshme për rrjetet sociale”/ Modelja e njohur: Njerëzit janë xhelozë se… (FOTO)
Një modele e njohur “Instagram”-i e ka konsideruar veten si “shumë të rrezikshme” për rrjetet sociale. Kjo për faktin se njerëzit e tallin se është “perfekte në mënyrë natyrale”.
Veronika Rajek nga Sllovakia është shprehur se fiziku i saj i tonifikuar e ka kthyer në viktimë të komentuesve, në “Instagram”-in e saj ku numëron 2 milionë ndjekës.
“Unë i përdor rrjetet sociale për të përcjellë pozitivitet në lidhje me trupin, por njerëzit mendojnë se unë jam e “privilegjuar” dhe gjithmonë më ulin.
Trupi im konsiderohet i rrezikshëm në rrjetet sociale dhe më ofendojnë vetëm sepse postoj foto të miat. Sot, për të vlerësuar pozitivisht trupin tënd, duhet të jesh mbipeshë ose obeze. Nëse je e bukur dhe e gjatë, njerëzit të sulmojnë”, tha Rajek.
Kjo e fundit ka shtuar se të tjerët janë ‘xhelozë për faktin se trupi i saj është i i bukur pa ndërhyrje”.
“Madje, ka njerëz që i bëjnë “report” profilit tim vetëm sepse ofendohen nga pamja ime e jashtme. Unë po humbas para për këtë arsye. Unë nuk postoj asgjë me pullë të kuqe, vetëm tregoj veten time”, shtoi Rajek.