
“Jam futbollistja më seksi e Italisë” 29-vjeçarja: Bëj foto me bikini se dua të rris… (FOTO)
Agata Centasso, e konsideruar si “futbollistja më e bukur e Italisë”, ka zbuluar se nuk do të ndalojë së postuari foto me bikini nëse kjo do të thotë të rrisë lojën e bukur.
Mesfushorja mahnistëse mban numrin 90 për ekipin e femrave të Venecias në Serie B. Por janë fotot e 29-vjeçares që kanë pushtuar rrjetet sociale.
Agata poston rregullisht në profilin e saj në “Instagram”, aty ku numëron 57 mijë ndjekës. Ajo ndan me fansat e saj imazhe ku shfaqet e veshur me rroba seksi, bikini dhe sigurisht edhe duke luajtur futboll.
Teksa merr kritika në rrjet për pozat e saj “hot”, 29-vjeçarja u është kundërpërgjigjur duke thënë se ‘gjithçka është për të mirën e lojës’.
“Jam e lumtur. E shoh si një mundësi sepse më lejon që të bëj më të njohur sportin tim. Dua të ndihmoj në rritjen e shikueshmërisë së futbollit të femrave”, ka thënë Centasso për gazetën italiane “Gazzetta”.