Jam i gatshëm ta vazhdojë punën time si kryetar i Zubin Potokut

08 korrik 2023 | 16:00

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha sot se interesi i Kosovës është prioritet për të dhe se vendimet e tij i koordinon me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Zeqiri tha se është i gatshëm që ta vazhdojë punën si kryetar i Zubin Potokut.

“Ajo që unë realisht mendoj dhe kam shprehur është vetëm kjo: Unë jam i gatshëm të vazhdojë punën time si Kryetar i Zubin Potokut, në shërbim të qytetarëve dhe komunës, pasi që për këtë kam marrë edhe besimin. E respektoj mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat i kam, por interesi i shtetit të Kosovës është përmbi të gjitha”, ka shkruar Zeqiri në “Facebook”.

Reagimi i plotë i tij:

SQARIM
Të dashur qytetarë,
Të nderuara media,
Sot, nga një intervistë dhënë KosovaPress-it, po e shoh që disa deklaratat dhe qëndrime të mija, me siguri pa dashje, janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqinterpretuar. Në atë formë, ato deklarata nuk pasqyrojnë saktë qëndrimin tim si Kryetar i Zubin Potokut.
Ajo që unë realisht mendoj dhe kam shprehur është vetëm kjo: Unë jam i gatshëm të vazhdojë punën time si Kryetar i Zubin Potokut, në shërbim të qytetarëve dhe komunës, pasi që për këtë kam marrë edhe besimin. E respektoj mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat i kam, por interesi i shtetit të Kosovës është përmbi të gjitha.
Prandaj, qëndrimet e PDK-së, të Kryetarit Memli Krasniqi si dhe vendimet e Këshillit Drejtues më 3 korrik, ku isha pjesëmarrës edhe unë, janë udhërrëfyes dhe bazament i qëndrimeve mbi të cilat do të veproj edhe në të ardhmen. Nuk kam asnjë dallim nga ai vizion dhe nga ato qëndrime.
Ashtu siç i kam koordinuar veprimet dhe jam konsultuar me Kryetarin e Partisë, Memli Krasniqi, në çdo hap, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, veprimet tona do të jenë të konsultuara edhe me partnerët ndërkombëtarë, sepse përshkallëzimi në pjesën veriore të Kosovës është në kundërshtim me interesin e shtetit tonë, prandaj, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për de-përshkallëim të gjendjes, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto komuna, në momentin kur një gjë e tillë është e mundshme.
Për sa i përket dorëheqjes time, sot për sot, ajo nuk ka kuptim se nuk do t’a zgjidhte situatën. Megjithatë, unë dhe PDK jemi në favor të gjetjes së zgjidhjes dhe rikthimit të normalitetit në komunën tonë.
Për mua si Kryetar e, para së gjithash, si qytetar i këtij shteti, interesi i Kosovës është gjithmonë prioritet para çfarëdo interesi tjetër.
Me Respekt,
Izmir Zeqiri
Kryetar i Zubin Potokut

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot, sikur të ma jepnin nënshtetësinë e Zvicrës, do t'u…