Jam i gatshëm të bëhem hero nëse ka nevojë, por të bëjmë marrëveshje pa heronj
Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë në Pressing të T7 se nëse ndryshimi i gjendjes në dialog do të varej nga heronjtë, ai do të bëhej heroi i parë.
Por ai thotë se gjërat nuk ndryshojnë. Është dokumenti në Bashkimin Evropian që nuk mund të dalim prej tij.
Thotë se krizat mund ta shtyjnë implementimin, por më pas kthehemi aty ku ishim para krizave.
Rrjedhimisht Haxhiu shton se nuk ka nevojë për viktima e heronj për ta ndryshuar gjendjen, duke thënë se marrëveshjen duhet ta bëjmë pa heronj.
“Nuk kemi nevojë për viktima dhe heronj në këtë moment kur e dimë fundin. Nëse do të duhej të isha heroi i parë që ta ndryshoja gjendjen, do të isha i para që do të bëhesha hero. Ne mundemi me pas heronj plot, por rezultati është ai dokument që është në Bashkimin Evropian. Nuk ndryshohet”, ka thënë Haxhiu.