Jam i gatshëm të marrë çdo hap që PD-ja të jetë e fortë

10 mars 2022 | 14:24

Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, ka bërë me dije se është i gatshëm që të marrë çdo vendim që është në interes të demokratëve.

Basha ka thënë se strukturat e partisë për momentin janë në një proces reflektimi dhe analize për zgjedhjet e 6 marsit dhe pasi kjo gjë të mbyllet do të mbahet përgjegjësia që duhet.

“Reflektimi të bëhet ashtu siç duhet të respektojmë ata që kanë mendimet e tyre, andaj jemi në një proces që nisi që pas 6 marsit dhe do të vazhdojë. Është proces i thellë reflektimi. Me qëllim interesin më të mirë. Jam gati të bëjë çdo gjë për të mirë të PD-së. T’i paraprijmë ngjarjeve nuk është e mençur. Siç e thash ne kemi mbledhur strukturën e parë. Demokratët do të marrin në dorë fatin e tyre. PD-ja do dalë nga procesi e fortë dhe e bashkuar. Jam i gatshëm të marrë çdo hap që PD-ja të jetë e fortë”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusët, me avionë dhe tanke, vazhdojnë ta bombardojnë Mariupolin, terrorin…