‘Jam i LV-së, i Albin Kurtit sepse na ka ardhur prej qielli’, Krasniqi me video për dëshmitarin kundër liderëve të UÇK-së

05 shtator 2023 | 13:58

Një dëshmitar i mbrojtur kundër liderëve të UÇK-së në Hagë, ka deklaruar në Gjykatën Speciale se “është i Vetëvendosjes dhe i Albin Kurtit”.

Frashër Krasniqi i PSD-së, përmes një video të publikuar në “Facebook”, ka komentuar këtë deklaratë të këtij dëshmitari.

“Ky dëshmitar thotë se unë jam tash me Vetëvendosjen dhe Albin Kurti na ka ardhur prej qielli. Plot njerëz kanë me thënë çka ka lidhje kjo me Vetëvendosjen, se nuk mundet LV-ja me kufizuar kush është me LV-në. Unë nuk po them që LV-ja e ka quar atje, se nuk kam fakte për këtë, por problemi është më i madh se me pas quar atje. Problemi është se çka përfaqëson sot politikisht Vetëvendosja, të tilla që disa njerëz të caktuar po iu doket që ka ardhur prej qiell”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në lagjen “Gvozden” në…