“Jam Ilir Meta unë, o superbudallenj”
Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur konferencën këtë të mërkurë duke dhënë një mesazh të ngjashëm si të ish-kryeministri Sali Berisha disa vite më parë në parlament.
Ai ka thënë se të gjithë duhet ta harrojnë se në Shqipëri mund të varrosin de facto pluralizmin shqiptar. “Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë ata që kanë menduar që në mënyrë mafioze, gjithë ata rilinda, vendas dhe ndërkombëtarë, rilindas vendas mavi dhe blu, dhe rilindas ndërkombëtar kudo ku janë se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund dhe do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre o superbudallenj. Për ata, ju jeni yje, vetëm informoni drejt”, ka thënë Meta.
Të njëjtin mesazh e ka dhënë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, 6 vite më parë në parlament.
“Jam Sali Berisha unë o budalllenj. Nuk tërhiqet Sali Berisha o budallenj. Jam Sali Berisha unë, o çakenj, që flisni si çakenj nga vendi. E di si më dukeni ju mua apo jo? Plehra më dukeni. Vij për parlamentin këtu. Më dukeni plehra se të tillë jeni. Para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë”, u thoshte Berisha në vitin 2016 socialistëve, në një parlament ku kryetar ishte Ilir Meta./tvklan.al/