“Jam krenare që jam shqiptare”/ Ju prezantojmë me aktoren amerikane, mbesa e futbollistit të madh
Halili ka zbuluar se tani ndodhet në Shqipëri pasi ka fituar rolin e saj të parë në një film shqiptar.
“Jam shumë e lumtur. Kam vizituar Tiranën, kam qenë në Shkodër. Kam babin nga Tirana e mamin nga Shkodra, jam shumë krenarë për të dy. jam shumë krenare që jam shqiptare. Kam shumë pasion për Shqipërinë, për kulturën, ushqimin, traditën”, tha Angela, e cila është mbesa e futbollistit të madh, Skënder Halili.
E pyetur se çfarë mendon familja për ambicien e saj, dhe sa e mbështet, ajo tha” Gjithë jetën kanë qenë mbështetja ime. Mami është pak si menaxhere dhe më superton. Shumë herë them a mundem me e ba, e mami nga një shtet tjetër në telefon më thotë, po mundesh, shko e provo”.
Si të duken djemtë shqiptarë, ishte pyetja e radhës, ku ajo tha: “O Zot, sa turp. Shumë mirë. Janë shumë të respektueshëm”.