“Jam seksi, fotot e mia po i përdorin në…” 51-vjeçarja e frikësuar: Po sikur të takohem me dikë të rrezikshëm
Një grua ka zbuluar se si fotot e saj janë përdorur nga gra të tjera për në profilet e tyre në faqe takimesh. Victoria Featherstone nga Britania e Madhe, së pari vuri re një llogari të saj në aplikacionet për të gjetur partner, falë një shoqeje.
Modelja dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve u trondit kur hapi një link në “Twitter” dhe pa fotot e saj si foto profili. 51-vjeçarja pa se poza në fjalë ishte realizuar kur ishte me pushime në Itali, aty ku u fejua. Por nga ana tjetër, emri dhe biografia ku thuhej se kërkonte një lidhje serioze, nuk ishin të saj.
Ajo ka mbetur e habitur nga kjo gjë, pasi përdoruesit e këtyre aplikacioneve po mashtronin të tjerët me fotot e saj. Në fillim, Victoria ka qeshur me situatën e krijuar, por me kalimin e kohës një gjë e tillë është bërë shqetësuese për të.
“Unë tani jam 51 vjeç e seksi dhe isha në mesin e të 40-ave në atë kohë. Ndihesha çuditshëm që dikush po përdorte fotografitë e mia. Më pas mendova po sikur të takohem me dikë të rrezikshëm. Ose këto fotografi të zemërojnë dikë aq shumë sa të priren për hakmarrje?”, ka thënë ajo për “Insider”.