“Jam shumë e lënduar, dua të ik, nuk mund të vazhdoj me të!” Mediat greke publikojnë ditarin e Carolina Crouch

18 qershor 2021 | 23:01

Media greke “To Thema” ka arritur të ketë akses në ditarin personal të 20-vjeçares britanike Caroline Crouch që u vra nga bashkëshorti grek, Haralambos Anagnostopulos në sy të fëmijës së tyre 11-muajshe.

Shënimet e Caroline flasin për një marrëdhënie problematike, por edhe për dashurinë që ajo kishte për bashkëshortin që do të bëhej vrasësi i saj, me të cilin ishte lidhur në moshën 17-vjeçare, teksa ai ishte 30.

“E godita dhe e shava, pastaj ai theu derën. Nuk jam mirë, jam shumë keq, por të paktën e di që ai nuk do i bënte kurrë keq bebes sime”– ka shkuar Carolina në një shënim të pak muajve më parë.

Në 15 Nëntor të 2019 ajo përshkruan fillimin e dëshirës për t’u bërë nënë dhe përshkruan përjetimet e saj: “Jam 18 vjeç dhe dua të tentoj të bëj fëmijë. Nuk ja kam thënë akoma Haralambosit, sepse sot u zumë dhe që ta lëndoj i thashë që më vjen mirë që e humbëm beben tonë që mos më duhej të shikoj familjen e tij. U lëndova që në momentin që e thashë dhe u pendova. Kur dal jashtë vetes nuk më intereson sa shumë e lëndoj. Dua ta lëndoj sa më shumë të mundem. Besoj se kjo vjen për shkak se dhe unë vetë jam shumë e lënduar dhe shumë herë i nxjerr inatin dhe dëshpërimin atij. Ai nuk e meriton t’i sillem ashtu, por disa herë ai nuk kupton që e vetmja gjë që më duhet është të jem pranë tij.”

Në një tjetër shënim Caroline shkruan: “Dje u zumë me Babisin. I thirra e godita dhe i thashë që nuk e dua fëmijën tonë. Nuk folëm fare për këtë dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam bukur, por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur dhe besoj që ai nuk do e lëndonte fëmijën tonë. Dashuria ime për të është më e madhe se për çdokënd tjetër në botë. Thjesht jam e përmbytur nga hormonet e mia dhe Babisi duhet ta dijë këtë gjë. Më vjen turp t’ia them. E di që do të më mbështeste, por unë nuk mund t’ia them. Nuk jam mirë, por përpiqem për beben time. Nuk dua të ndjejë që e ëma nuk e do. Problemet e mia hormonale janë timet.”

Në 20 dhjetor 2019, ajo përshkruan një tjetër përplasje me bashkëshortin: “Sot u zumë. Pak pasi hëngrëm mëngjes e godita, e shava dhe ika në zyrë. Gjithë ditën më pyeti se çfarë doja të haja. Nuk hëngra asgjë. Jam e shtrirë në krevat dhe nuk mund të ha, sepse jam jashtëzakonisht e tensionuar. Dola në ballkon vetëm me bluzë dhe po qaja… nuk jam mirë”.

Të nesërmen ajo shkruan: “U zumë sërish. Këtë rradhë shumë keq. E godita dhe e shava. Ai theu derën. E vetmja gjë që doja është të më pyeste a jam mirë kur u zgjova. U zgjova pa fuqi dhe e lodhur. Po mendoj të ik. Të shkoj tek motra. Nuk dua të vazhdoj me Babisin. Por, e dua kaq shumë sa nuk mund ta le, edhe pse më bën keq kjo marrëdhënie”.

Në 3 korrik 2020, kur vajza kishte mbushur 1-muajsh, Carolina shkruan: “Sot e vogla mbylli një muaj dhe sot është dita që i thashë Babisit se dua të ik nga shtëpia… Ndihesha dhe ndihem tmerrësisht keq. Sapo iku që të mbyllë një takim për vajzën dhe unë fillova të kërkoj për shtëpi. Gjeta atë që më duhej në Halandri. Kur u kthye nga spitali më pyeti a doja që të ndaheshim. Nuk u përgjigja… pas shumë të qarash dhe thirrjesh të tij i thashë se po e mendoja përpara se të mbetesha shtatzanë që ta lija, por pastaj mbeta me të që të mos rritet vajza pa dy prindërit e saj.”

“Jam shumë e lënduar, dua të ik, nuk mund të vazhdoj

“Jam shumë e lënduar, dua të ik, nuk mund të vazhdoj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi mes Anglisë dhe Skocisë nuk ka mundur që të…