Jam shumë i lumtur që ka rënie të dukshme të rasteve pozitive në Gjilan
21 shtator 2020
| 21:39
Numri i rasteve me COVID-19 ka rënë dukshëm në Gjilan, kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haziri ka thënë se është i lumtur që ka rënie të dukshme të rasteve, ndërsa njofton se janë ende 74 raste aktive me koronavirus.
“Në ditën e 192-të të përballjes me pandeminë #COVID19, jam shumë i lumtur që ka rënie të dukshme të rasteve pozitive në Gjilan. Pra, kemi 74 raste aktive, jo siç kanë raportuar disa media të cilat kanë paraqitur numër tjetër. Gjendja është kjo: 982 të infektuar në total, 864 të shëruar, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 22 mostra në pritje”, ka shkruar Haziri.