“Jam tepër xheloz” Pajtimi vë në siklet Sarah me pyetjen: A ke pëlqim për mua?
Pajtimi i ka shfaqur Sarah pëlqimin nga ana e tij. Thuajse gjithë pasditen e djeshme ata e kanë kaluar duke diskutuar me njëri-tjetrin.
Simpatinë për blogeren ai e shfaqi që në klipin prezntues por zgjodhi që t’ja shprehte përballë ditën e sotme.
“Të pëlqej, je femër e brishtë dhe unë nuk guxoj të të ndryshoj. Je realisht femër e brishtë, komplimente”, tha ai.
Kjo deklaratë e vuri bukuroshen në siklet teksa nuk nguroi ta falenderonte për fjalët e bukura. Ndërkohë në diskutim e sipër, Pajtimi e pyeti atë nëse ka pasur lidhje dashurie me djemtë nga Tirana.
Këtë pyetje ai e justifikoi me faktin se është shumë xheloz. “Jam tepër xheloz, a mund të di me sa djem nga Tirana ke dalë?”, pyeti ai.
Sarah nga ana tjetër u tregua e sinqertë duke u përgjigjur: “Nuk kam pasur një lidhje, vetëm njohje”.
Por jo vetëm kaq, pasi ai i drejtoi asaj një pyetje tepër të drejtpërdrejtë: “A ke pëlqim për mua?”.
Kësaj pyetje Sarah refuzoi t’i përgjigjej, por nga ana tjetër nuk e fshehu as sikletin.