
“Jam unë ajo” shfaqet sonte në Gjilan
21 prill 2025
| 11:42
Në teatrin e Gjilanit sonte jepet shfaqja “JAM UNË AJO” nga Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj, me regji nga Erson Zymberi.
Me aktoret Tringa Hasani dhe Semira Latifi kjo shfaqje që duket si një histori intime e dy grave, Dija dhe Vesa, shndërrohet në një udhëtim prekës dhe shpeshherë i papritur përmes botës së emocioneve të heshtura. Nën sipërfaqen e një realiteti të zakonshëm, zbulohet një e vërtetë që shpesh fshihet: çfarë ndodh me një grua pas lindjes, kur përballë buzëqeshjes së foshnjës qëndron një heshtje e thellë brenda saj?
Shfaqja “JAM UNË AJO” nuk është vetëm për nënat, por për të gjithë ata që ndihen të pakuptuar, të lodhur, të mbingarkuar nga pritshmëritë e shoqërisë.