James, afër Juventusit
James Rodrigez me shumë mundësi këtë verë do të transferohet në Torino, te skuadra e Juventusit.
Kolumbiani në pronësi të Realit, por që luan te Bayerni, nuk po gjen dot një “ishull” të qetë në karrierën e vet. Juventusi është e interesuar për lojtarin, por edhe Kristiano Ronaldo e do në skuadër. Sipas atyre që “Marca” ka raportuar Paratici ka nisur që në dhjetor interesimin për lojtarin, duke diskutuar me menaxherin e tij që është Mendes. Menaxheri portugez ka nën mbikëqyrjen Ronaldon dhe tratativat do të jenë shumë të lehta sepse vullneti është nga të gjitha palët.
I ati i lojtarit, Uillson Rodrigez në një intervistë për “Bild” ka thënë: “Ai ka marrë shumë oferta. James është shumë mik me Cristianon dhe do të ishte një transferim shumë i mirë për të. Siç po shoh futbollin italian dhe Juventusin do të ishte, zgjedhja e duhur”. Të gjitha rrugët po e çojnë lojtarin në Torino, pasi edhe Dagllas Kosta nuk po bind këtë sezon dhe mund të shkojë te United, këtë verë për 45 milionë euro.