James Cleverly emërohet sekretar i ri i Brendshëm i Britanisë
13 nëntor 2023
| 11:49
James Cleverly është emëruar sekretari i ri Brendshëm në Britani të Madhe, pas shkarkimit të Suella Braverman.
Rikujtojmë se pak para shkarkimit të Suella Braverman, sekretari i Jashtëm, James Cleverly është parë në Downing Street, duke ndezur spekulime se ai mund të zërë vendin e Braverman në Ministrinë e Brendshme.
Suella Braverman është shkarkuar ditën e sotme nga posti i sekretares së Brendshme pas komenteve për protestat pro Palestinës.