James largohet nga Olympiacosi
Nuk ka zgjatur shumë aventura e dy ish-lojtarëve të Real Madrid te Olympiacos në Greqi. Pas largimit të Marcelos, klubi nga kryeqyteti grek i Athinës ka njoftuar së fundmi zgjidhjen në mënyrë konsensuele të kontratës me James Rodriguez (5 gola, 6 asistime në 23 ndeshje).
“Olympiacos dhe James Rodriguez kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit. James do të jetë gjithmonë pjesë e klubit tonë dhe është pjesëtar i familjes ‘bardhekuqe’. Dëshirojmë ta falënderojmë për shërbimet e tij dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen ”, ka njoftuar klubi grek.
Mësohet se në gjurmët e futbollistit kolumbian janë vendosur Beshiktashi dhe Galatasaray, të cilat janë gati të dëgjojnë kushtet e tij.
Rodriguez u kthye në Evropë verën e kaluar, por pa mundur të shkëlqente sërish.