
James nuk largohet nga Bayerni
30 mars 2018
| 16:16
James Rodriguez është i gatshëm ta refuzojë transferimin në Premierligë për të qëndruar në Bayern Munchen.
“The Sun” shkruan se mesfushori kolumbian duket i sigurt rreth qëndrimit në “Allianz Stadium”, edhe për sezonin e ri. James ka bërë paraqitje të mira në periudhën e fundit te Bayerni, prandaj disa nga klubet angleze kanë treguar interesim për transferimin e tij.