
Jamesi largohet përfundimisht nga Bayerni
05 qershor 2019
| 15:33
James Rodriguez është larguar edhe zyrtarisht nga Bayern Munchen pas periudhës se huazimit nga Real Madrid.
Klubi kampion i Bundesligës ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin për blerjen e reprezentuesit kolumbian.
“Falënderimi im i madh i takon klubit dhe tifozëve që gjithmonë kanë qenë në mbështetjen time. I uroj Bayernit gjitha të mirat për të ardhmen”, ka thënë James.