
Jamesi mund të transferohet nga PSG-ja
16 maj 2019
| 15:13
Anësori kolumbian James Rodriguez po kërkohet nga kampionët e Ligës 1, Paris Saint-Germain.
27-vjeçari në fund të këtij sezoni përmbyll huazimin dyvjeçar te Bayern Munchen dhe skuadra gjermane tashmë ka vendosur të mos aktivizojë opsionin për blerjen e kartonit të tij.
Andaj një kalim në Francë te PSG-ja duket shumë i mundshëm pas hapjes së afatit kalimtar veror.