Aprovohen grantet qeveritare për financimin e komunave
13 prill 2018
| 12:21
Me ftesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza, është mbajtur të premten takimi i dytë i Komisionit të Granteve për financimin komunal për vitin 2019-2021.
Në këtë takim janë aprovuar grantet qeveritare për financimin e komunave, duke u bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare për vitin 2019 dhe orientimet për vitet 2020-2021.
Po ashtu, Komisioni i Granteve gjatë takimit ka aprovuar edhe parashikimet e të hyrave vetanake të komunave për vitin fiskal 2019 si dhe parashikimin afatmesëm 2020-2021.