“Janë në përputhje me rregullat europiane” – Brukseli i jep dritën jeshile planit të Melonit për qendrat e emigrantëve në Shqipëri

31 mars 2025 | 19:23

Plani i ri kryeministres italiane Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shqipëri i pëlqen Brukselit, kështu që Komisioni i BE-së i ka dhënë dritën jeshile idesë.

Komisioni Europian “është në dijeni të zhvillimeve të fundit” në lidhje me miratimin e një dekreti nga qeveria italiane për ta bërë qendrën e Gjadrit në Shqipëri, një qendër ndalimi dhe riatdhesimi për emigrantët.

Ok nga Brukseli

Masa, sipas Brukselit, “është në parim në përputhje me ligjin evropian, sepse legjislacioni italian do të zbatohej në qendër dhe ne monitorojmë zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri, si dhe qëndrimin në kontakt”.

Kjo ka qenë përgjigjja e një zëdhënësi të Komisionit i pyetur për dekretligjin që qeveria italiane miratoi të premten e kaluar, raporton Corriere della Sera.

“Për sa i përket zgjidhjeve inovative, ne kemi thënë se jemi të gatshëm t’i eksplorojmë ato, gjithmonë në përputhje me detyrimet sipas ligjit të BE-së dhe ndërkombëtare dhe të drejtave themelore”.

Markus Lammert, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punët e Brendshme dhe Imigracionin, i është përgjigjur kështu gjatë konferencës ditore të Ekzekutivit të Komunitetit, një gazetari i cili kishte kërkuar konfirmimin e asaj që deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, sipas të cilit Komisioni Evropian nuk do të kishte paraqitur kundërshtime ndaj dekretit italian.

Dispozita lejon që migrantët në pritje të dëbimit, të cilëve tashmë u mungon e drejta për azil, të transferohen në Shqipëri.

Masa parashikon që migrantët mund të qëndrojnë në mjedise deri në 18 muaj, kohë e nevojshme për të përfunduar procedurat e dëbimit drejt vendeve të tyre të origjinës.

Krahas problemit të kostos, dekreti kishte ngritur dyshime pasi praktika e transferimit të emigrantëve drejt vendeve që nuk janë as origjine dhe as tranziti nuk parashikohet me ligjet aktuale.

Por nisma italiane, saktësoi Lammert, është “ndryshe nga koncepti i një qendre riatdhesimi” që Komisioni propozoi në një rregullore të re evropiane më 11 mars, dhe e cila parashikon se në vende të tilla mund të zbatohet legjislacioni i shtetit të tretë që i pret ata në territorin e tij.

Brukseli, kujtoi zyrtari, “po punon për përcaktimin e kuadrit ligjor dhe kërkesave minimale për këtë lloj zgjidhjesh inovative”, të cilat duhet të bazohen “në një marrëveshje të detajuar ndërkombëtare dhe duhet të kenë të bëjnë vetëm me vendet e treta që respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimin e mos-kthimit”.

Nisma e Romës nuk e zbaton këtë koncept të ri të futur në një rregullore që ende nuk ka hyrë në fuqi, shpjegoi zëdhënësi.

Meloni feston

“Pakti me Shqipërinë është një model që fillimisht u kritikua, por më pas fitoi gjithnjë e më shumë konsensus”, pohoi Meloni në një video-mesazh dërguar Samitit të Sigurisë Kufitare, një takim i organizuar nga qeveria britanike e Keir Starmer me temën e sigurisë kufitare dhe luftës kundër hyrjeve të parregullta.

“Bashkimi Europian propozon sot krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se kishim të drejtë dhe guximi për të nisur këtë rrugë është shpërblyer”, shtoi Meloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…