Janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

22 tetor 2024 | 15:56

ShSKUK-ja ka theksuar se ky sukses është arritur falë punës, përkushtimit të stafit, por edhe mbështetjet nga institucioni.

Derisa dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, tashmë kjo listë është nën 4 muaj, falë përkushtimit nga 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër i infermierëve dhe atyre mbështetës.

Në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 1 mijë operacione, në dy salla të operacionit, ngase sallat e tjera nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së anesteziologëve.

Salla e tretë përdoret kur ka nevojë për intervenime të Klinikës së Pediatrisë, Mjekimit Intenziv Pediatrik, Neurokirurgjisë, ORL-së dhe klinikave të tjera

Ndërsa në sallën e katërt kanë operuar mjekët amerikanë dhe turqë për rastet kardiokirurgjike tek fëmijët, dhe këto shifra nuk janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të operacioneve.

Në këtë klinikë ka vazhdimisht progres në zhvillimit e procedurave të reja diagnostike dhe terapeutike, tani punohet edhe me laparoskop një gamë e gjerë e operacioneve, poashtu, litotripsia laserike, ureterorenoskopia, dhe së shpejti fillon endoskopia e traktit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli në  konferencë për shtyp…