Janjeva së shpejti destinacion turistik
Ministria e Kulturës ka njoftuar se Janjeva së shpejti do të jetës destinacion turistik.
“Projekti për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës po vazhdon sipas planifikimeve. Aktualisht po punohet në restaurimin e 14 shtëpive dhe paralelisht në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike. Tashmë është publikuar platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural që ka për qëllim promovimin të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës”, ka njoftuar MKRS-ja.
Sipas këtij njoftimi, vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro.
Projekti është bashkëfinancim mes MKRS-së, Bashkimit Evropian dhe partner zbatues është UNDP-ja.