Janjiq: Zgjedhjet në veri i shoh si garanci se asociacioni do të themelohet

10 shkurt 2023 | 15:20

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës të caktuara më 23 prill, i sheh si garanci se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet, dhe se serbët do të kthehen në institucionet prej ku janë dorëhequr.

Këtë koment Janjiq  e ka bërë në “Tanjug” derisa ka thënë se sipas Marrëveshjes së Brukselit, katër kryetarët e komunave të veriut thërrasin Kuvendin themelues të asociacionit.

“Qeveria e tij e (Albin Kurtit) nuk e formon asociacionin, qeveria e tij ka të drejtën të jep mendim rreth Statutit të asociacionit”, ka thënë Dushan Janjiq.

Janjiq, ka thënë se madje as Beogradi nuk po proteston rreth datës së caktuar për zgjedhjet komunale në veri.

“Këtë e shoh si pjesë të një procesi më të gjerë, dhe, sigurisht, si marrëveshje që mund të jetë çuar para edhe pa Beogradin”, ka thënë ai.

I pyetur rreth procesit të formimit të asociacionit, Janjiq ka thënë se është proces tejet i ndërlikuar dhe se nuk duhet kompletuar para organizimit të zgjedhjeve në katër komunat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën dhe të dielën zhvillohen tri ndeshjet e radhës…