Jansha fitoi zgjedhjet në Slloveni
03 qershor 2018
| 21:17
Partia Demokratike e Sllovenisë (SDS), të udhëhequr nga Janez Jansha ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura sot të dielën në Slloveni.
Sipas Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve,të djathtët morën 26.8 për qind të votave. Kurse, partia e majtë e Marjan Sharecit, LMS-ja, që kurrë më parë nuk kishte garuar në zgjedhjet parlamentare, doli e dyta duke marrë 11.6 për qind të votave.