Januzaj, afër largimit nga Sevilla
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla vetëm gjashtë muaj pasi ka nënshkruar me këtë skuadër. Sulmuesi me prejardhje nga Kosova nuk ka arritur të lë gjurmë në Ramon Sanchez-Pizjuan dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.
Trajneri argjentinas Jorge Sampaoli i ka bërë të qartë istogasit se nuk është në planet e tij dhe se mund të largohet. Mediet spanjolle kanë raportuar se Januzaj pritet të përfundojë te Valencia, pasi klubi spanjoll ka mbetur pa shërbimet e Samu Castillejos të lënduar. Trajneri Gennaro Gattuso e pëlqen Januzajn dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta afrojnë kosovarin në “Mestalla”.
Valencia ka nisur kontaktet me Sevillën për huazimin e anësorit dhe zyrtarizimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave. Interesim për anësorin kosovar kanë shprehur edhe Evertoni dhe Beshiktashi.