
Januzaj dhe Depay, afër rikthimit në United
21 nëntor 2018
| 18:55
Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj dhe holandezi Memphis Depay mund të rikthehen në “Old Trafford”, pasi Manchester Unitedi ka klauzola të riblerjes së kontratave me të dy futbollistët.
Januzaj dhe Depay u larguan nga Unitedi pasi nuk bënin pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho por, sipas “The Sun”, ata mund të rikthehen sërish në Premierë Ligë dhe Unitedi.
/Epoka e re/