Januzaj: Do të punoj fort për t’u kthyer sa më parë
02 tetor 2020
| 11:12
Mesfushori ofensiv shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, do të jetë jashtë fushave për disa javë, pas lëndimit që pësoi në sfidën kundër Valencias, i cili u detyrua ta lërë fushën e lojës në minutën e 67-t. Klubi spanjoll ka njoftuar se Januzaj ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e këmbës së majtë.
Real Sociedadi nuk ka treguar kohën e rikuperimit por, sipas mediave spanjolle, lëndime të tilla marrin kohë shërimi të paktën dy deri në tri javë.
“U zëvendësova për shkak të një lëndimi të martën, asgjë serioze. Do të punoj fort për t’u kthyer sa më parë”, ka thënë Januzaj.