Januzaj kalon Belgjikën në epërsi ndaj Anglisë
28 qershor 2018
| 21:46
Kombëtarja e Belgjikës ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Është lojtari me prejardhje nga Istogu Adnan Januzaj, i cili ka kaluar belgët në epërsi ndaj anglezëve.
Ky gol i istogasit erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes pas një goditje të fortë dhe të saktë. Goli erdhi pas asistimit të Youri Tielemans.