
Januzaj kërkohet në Angli dhe Itali
20 maj 2018
| 14:34
Adnan Januzaj duket se po rigjen shkëlqimin e fillimit të karrierës. Lojtari, e cili zgjodhi Belgjikën, por që është me orgjinë shqiptare, aktualisht luan për Real Sociedad.
Në 34 ndeshje këtë sezon ai arriti të realizonte edhe 4 gola, megjithëse paraqitjet e tij në fushë ishin të mira. Ofertat për të kanë nisur menjëherë nga Anglia dhe Italia. Januzaj ka shprehur dëshirën se ndihet mirë në Sociedad dhe nuk do e kishte problem po të qëndronte edhe 2 apo 3 sezone të tjera.