Januzaj largohet nga Spanja, shkon në Itali

21 janar 2020 | 16:06

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj dëshiron të largohet nga Real Sociedad dhe të transferohet në Itali.

Menaxheri i tij, Dirk de Vriese, ka konfirmuar se interesim për anësorin shqiptar kanë treguar Milani dhe Roma.

Gjatë një prononcimi për Calciomercato.com, ai ka dhënë detaje në lidhje me interesimin për Januzajn. “Po, sigurisht”, u përgjigj De Vriese në pyetjen nëse Januzaj ka zgjuar interesim nga Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Në lidhje me bisedimet me Romën, ai shtoi: “Nesër do të takohem me Real Sociedadin për të kuptuar qëndrimin e tyre”. De Vriese ka konfirmuar po ashtu interesimin nga Milan për Januzajn. “Po, mund ta konfirmoj. Januzaj do të përgjigjej pozitivisht ndaj një oferte nga Milan”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Piraj, pronari i fabrikës “Meka” ka deklaruar se suksesi…