Januzaj nuk është i lumtur te Sevilla, kërkon rikthimin në Real Sociedad
30 tetor 2022
| 13:10
Adnan Januzaj dëshiron të kthehet në Real Sociedad.
Merkaton e verës anësori ishte i liruar nga kontrata me Sociedad dhe vendosi për një aventurë të re.
Kosovari me pasaportë belge vazhdoi rrugëtimin në Spanjë, por te Sevilla.
Mirëpo, mesa duket Januzaj nuk është i lumtur në “Ramon Sanchez Pizjuan”, pasi kërkon largimin.
Sipas raportimit të “Fichajes”, Adnan Januzaj kërkon rikthimin në Real Sociedad.
E përditshmja spanjolle njofton se agjenti i tij ka kontaktuar klubin për të diskutuar një kthim prapa.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një rikthim i tij në “Anoeta”.