Januzaj nuk ftohet nga Belgjika për Kampionatin Evropian

17 maj 2021 | 15:14

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj nuk është ftuar në ekipin kombëtar të Belgjikës për Kampionatin Evropian 2020, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Sulmuesi i Real Sociedadit është lënë në listën e gatishmërisë nga trajneri Roberto Martinez. Ai mund të ftohet në turneun e verës që nis më 11 qershor, në rast se ndonjëri prej sulmuesve të ftuar detyrohet të tërhiqet nga ekipi. 26-vjeçari e përfaqësoi Belgjikën dy herë në Kupën e Botës, më 2014 dhe 2018, duke e shënuar një gol.

Trajneri Martinezi i ftoi shtatë sulmues, Eden Hazard, Romelu Lukau, Jeremy Doku, Dries Mertens, Leandro Trossard, Mitschi Batushayi dhe Christian Benteke.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në një…