Januzaj: Nuk kam pse t’ia dëshmoj Unitedit sa i mirë jam

15 shkurt 2021 | 18:45

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, thotë se nuk do të ndiejë motivim shtesë kur të dalë përballë ish-klubit të tij, Manchester Unitedit, në Ligën e Evropës këtë të enjte.

Ylli i Sociedadit ka këmbëngulur se ai nuk ka nevojë t’ia dëshmojë askujt sa çfarë futbollisti është.

“Nuk kam pse t’ia dëshmoj askujt sesa i mirë jam. Thjesht duhet të besoj në veten, të luaj dhe të jem i lumtur. Jam i lumtur që po rikthehem atje, në klubin që e dua. Por, kur të futem në fushë, nuk do të ketë miqësi, sepse unë luaj për një klub tjetër tani dhe dua të fitoj po ashtu”, ka thënë Januzaj në “ESPN”.

Januzaj u transferua te skuadra baske në vitin 2017 nga “Djajtë e Kuq”, teksa karrierë ka bërë edhe te Sunderlandi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka falënderuar qytetarët…