Januzi dënohet me dy ndeshje moslojë
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së I-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e sendorëve.
KD mori vendim që futbollisti i KF Dukagjini nga Klina, Ahmed Januzi të dënohet me dy ndeshje moslojë.
“Futbollisti i KF Dukagjini nga Klina, Ahmed Januzi, me numër të fanellës 27 dhe ID 000635M88, në ndeshjen e javës së parë, ndërmjet Ballkani – Dukagjini, e zhvilluar në Suharekë më 21.08.2021, në minutën 87, pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39, paragrafi 3 i Rregullores Disiplinore: Dënohet me ndalesë lojë për 2 (dy), ndeshje zyrtare, sipas radhës, të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/