Januzi largohet nga Prishtina
05 gusht 2018
| 16:40
Sulmuesi Ahmed Januzi nuk do të jetë pjesë e Prishtinës në edicionin e ri futbollistik, pasi i ka skaduar kontrata dhe drejtuesit e klubit nuk e kanë pa të arsyeshme rinovimin e saj.
“Ahmed Januzit i ka skaduar kontrata dhe më nuk do të jetë pjesë e Prishtinës. Skuadra tani është në kërkim të një sulmuesi tjetër, por jo me patjetër”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. Ditë më parë interesim për ish-sulmuesi e Kombëtares së Shqipërisë ka shfaqur skuadra e Dritës nga Gjilani.
/Epoka e re/