Januzi tregon pse u rikthye te Prishtina

06 qershor 2019 | 15:43

Sulmuesi Ahmed Januzi pas një viti të kaluar në skuadrën e Llapit vendosi të rikthehet sërish në skuadrën e Prishtinës .

Ai për faqen e klubit “bardhekaltër” ka treguar se ka qenë dëshirë e dyanshme që ai sërish të vesh fanellën e Prishtinës.

“Ka qenë dëshirë e dy palëve, e Prishtinës dhe e imja dhe jam shumë i kënaqur që kthehem sërish. Kam nderin që do të luaj sërish me këtë fanellë pranë shokëve të që deri dje për një vit i kam pasur kundërshtar. Tash ambiciet i kemi të përbashkëta dhe shpresoj shumë që ato do t’ia arrijmë së bashku, sidomos kam shumë besim në kualifikimet e Evropa Ligës. Ekipi është ruajtur ashtu siç e kam lënë, përpos shumë pak ndryshimeve kualitative. Kthimi i Endritit është shumë i qëlluar, ndjehemi faktikisht si në shtëpinë tonë. Shpresoj shumë se do të kemi sukses, me angazhim maksimal, sepse ekipi është i mirë dhe vetëm sa është përforcuar edhe më shumë. Patjetër që me një trajner si Josa, i cili është me shumë cilësi dhe me vlera të mëdha njerëzore do të dijë të na mbaj të grumbulluar”, ka thënë Januzi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës në përbërje të deputetëve:…