Japonezët i japin lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe

12 korrik 2022 | 14:59

Japonezët i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe, të martën, në një funeral familjar, i cili është mbajtur në një tempull disa ditë pasi vrasja e tij ka tronditur kombin.

Abe, kryeministri më jetëgjatë i vendit, ka mbetur person me ndikim edhe pasi kishte dhënë dorëheqjen dy vjet më parë për arsye shëndetësore. Ai është qëlluar të premten gjatë një fjalimi të fushatës në qytetin perëndimor Nara.

Qindra njerëz kanë mbushur trotuaret jashtë tempullit Zojoji në qendër të Tokios për t’i dhënë lamtumirën Abes.

Autokolona me makinën e vdekjes që mbante trupin e tij, e shoqëruar nga gruaja, Akie Abe, ka kaluar ngadalë përmes turmës së njerëzve.

Vetëm ajo dhe anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes, së bashku me kryeministrin, Fumio Kishida dhe krerët e lartë të partisë, morën pjesë në funeralin në tempull.

Makina që barte trupin e tij, ka kaluar nëpër distriktin kryesor politik të Tokios, Nagata-cho, ku Abe ka kaluar më shumë se tre dekada pasi është zgjedhur për herë të parë në parlament në vitin 1991.

Më pas makina ka kaluar ngadalë pranë selisë së partisë qeverisëse, ku ligjvënës të lartë me kostume të errëta kanë qëndruar jashtë dhe janë lutur për të, përpara kalimit nga zyra e kryeministrit, ku Abe shërbeu gati një dekadë.

Të dielën, dy ditë pas vdekjes tronditëse të Abe, partia e tij, Partia Liberale Demokratike dhe partneri i saj korrën fitore dërrmuese në zgjedhjet për dhomën e sipërme, më pak e fuqishme se dy dhomat e parlamentit.

Kjo mund të bëjë që kryeministri Kishida të qeverisë pandërprerë deri në zgjedhjet e planifikuara në vitin 2025. Por, vdekja e Abe hap gjithashtu një periudhë të pasigurisë për partinë e tij.

Ekspertët kanë thënë se lufta për pushtet brenda fraksionit të partisë së Abe është e sigurt.

Kishida ka theksuar rëndësinë e unitetit të partisë pas vdekjes së Abe.

Të shtënat me Abe kanë tronditur Japoninë, një nga vendet më të sigurta në botë me disa nga ligjet më të rrepta të armëve.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka vdekur në spital, ku është dërguar në gjendje të rëndë, pasi u plagos më 8 korrik gjatë një fjalimi në qytetin Nara. Ai po merrte pjesë në një tubim zgjedhor, kur është qëlluar me armë zjarri. Sulmuesi i dyshuar i tij është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Gani Geci ka reaguar pas ofendimit që ish e…