Japonezët prodhojnë robotin që luan basketboll
Japonezët kanë bërë robotin që luan basketboll, më saktësisht deri më tani ka mundur vetëm të gjuaj nga vendi në drejtim të unazës dhe asnjëherë nuk ka dalë huq.
Në Saitama Super Arena, japonezët në gusht prezantuan robotin që luan basketboll, pra pak para fillimit të lojërave Olimpike në Tokio.
Ata kanë bërë paksa humor duke thënë se është si kundërpërgjigje ndaj amerikanëve – konkretisht Steph Curry, lojtarin apo koshashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave.
CUE5 mund që për më pak se një minutë të jetë i saktë në gjuajtje nga mesi i fushës, për tri pikë dhe nga të gjitha pozitat tjera.
Tani ky robot ka funksione të reja. Më vetëm nuk gjuan, tani mund të lëviz lirshëm me top madje të dribloj. Roboti është 220 centimetra i gjatë dhe peshon 140 kilogramë. /Telegrafi/
They call him C-3PG 🤖😂
(via b.league_en/Instagram) pic.twitter.com/eR7x4VZsG1
— ESPN (@espn) December 27, 2021