
Japoni, peshku ton në ankand për 1.5 milion euro
07 janar 2020
| 11:01
Pronari japonez i një rrjeti restorantesh sushi, i ashtuquajtur ‘Mbreti i peshkut ton’, ka fituar çmimin e tonit më të madh në tregun e Tokios, me një milion e gjysmë euro, ne ankandin e Vitit të Ri.
Kiyoshi Kimura, pronar i restoranteve Zanmai, është në krye të kronikave për blerjen rekord prej 193 milionë yenësh, për një ton të kuq që peshon 276 kilogramë, i peshkuar edhe këtë vit në brigjet e prefekturës së Aomori (në veri të Japonisë).