Japonia do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid-19 në fund të shtatorit

27 shtator 2021 | 20:55

Në Japoni, gjendja e jashtëzakonshme Covid-19 do të hiqet për  të gjitha rajonet në fund të Shtatorit.

Kryeministri Yoshihide Suga tha se ai diskutoi masat me ministrat përkatës dhe se do të kërkojë pikëpamjet e një paneli qeveritar këshilltarësh.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters varianti infektiv Delta ndezi një valë të pestë të Covid në Japoni që i çoi infeksionet në nivele rekord muajin e kaluar.

Për të parandaluar mbingarkesën e spitaleve, qeveria japoneze zgjati kufizimet në përpjekje për të frenuar rastet e infektuara.

Edhe kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, autoritetet po konsiderojnë mbajtjen e disa masave në vend, nga frika e rritjes së infeksioneve nëse vendi hapet plotësisht.

Disa nga masat e marra kanë të bëjnë me oraret e kufizuara për restorantet, kafenetë dhe klubet e natës. Autoritet japoneze i kanë nxitur qytetarët  të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin udhëtimet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka…