Japonia goditet nga dy tërmete të fuqishme
Japonia u godit sot nga dy tërmete të fuqishme.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, i pari ishte i shkallës 6.9 shkallë kurse menjëherë pasoi tjetri edhe më i fortë, 7.1.
Autoritetet japoneze, kanë paralajmëruar për cunami në rajonet bregdetare, konkretisht në ishujt jugor të Japonisë, Kyushu dhe Shikoku.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, transmetuesi publik japonez NHK ka raportuar se valët e para kanë goditur brigjet e Miyazakit, por priten edhe të tjera, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, tërmeti i parë ndodhi në më pak se 32 kilometra larg bregut të Miyazaki në Kyushu.
Një tërmet më i fortë me magnitudë 7.1 pasoi më pak se një minutë më vonë.
Transmetuesi publik njoftoi se asnjë ndërtesë nuk është shembur në zonë dhe termocentralet bërthamore po funksionojnë normalisht.