Japonia i bashkohet Perëndimit për përjashtimin e bankave ruse nga SWIFT
27 shkurt 2022
| 15:00
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka bërë me dije se i bashkohet aleatëve perëndimor për t’i larguar bankat ruse nga SWIFT.
Ai gjithashtu tha se Japonia do t’i japë 100 milionë dollarë ndihmë humanitare urgjente për Ukrainën, shkruan “The Kyiv Independent”.
Kujtojmë se mbrëmë bankat ruse pjesërisht janë përjashtuar nga SWIFT-i.